Vendosni fjalën kyçe....

Basha zhvillon takime në Tiranë: Qytetarët e duan vetting-un në politikë për të faktuar se kush janë politikanët e korruptuar


Kryetari i PD-së zhvilloi takime rastësore me qytetarët më zonën e Ali Demit në Tiranë përgjatë mesditës.

Duke biseduar me shumë prej tyre, Basha u tha atyre se ai dhe PD, kanë zgjedhur të qëndrojmë çdo ditë pranë njerëzve, në një bashkëbisedim të vazhdueshëm me shoqërinë, për të ndërtuar të gjithë bashkë të ardhmen që fëmijët shqiptarë meritojnë!

“Kam dëgjuar me vëmendje problemet e tyre, për çmimet e papërballueshme, për taksat që godasin dhe varfërojnë shtresën e mesme, për familjet që mpaken dita ditës për shkak të emigrimit masiv, për korrupsionin që vret garën e lirë dhe konkurrencën. Kjo duket edhe në projekt-buxhetin që qeveria po përgatit, i cili u shërben klientëve të qeverisë, përfituesve të PPP-ve dhe koncesioneve, e jo qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Është fatkeqësi që një nga vendet më të varfra në Evropë, të përdor taksat përherë e më të larta për projekte korruptivie”, – tha Basha.

Kreu demokrat ripërsëriti edhe njëherë kërkesën e qytetarëve që sa vjen e rritet për vettingun në politikë dhe reformën zgjedhore.

“Qytetarët e duan vetting-un në politikë për faktuar se kush janë politikanët e korruptuar. Ata duan ta zgjedhin vetë deputetin e tyre përmes listave të hapura, bashkëyqtetarët tanë që jetojnë jashtë vendit duan të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë, e po kështu njerëzit duan që Presidentin ta zgjedhë drejtpërdrejt populli.

Me mbështetjen tonë pakushte për SPAK, ne kërkojmë t’i jepet fund paprekshmërisë së politikanëve të niveleve të larta, për një Shqipëri të drejtë dhe të zhvilluar”, theksoi ai.