Për ish-kryeministrin Sali Berisha greva e urisë është një opsion i mundshëm, ndërsa thotë se opozita nuk ka rrugë tjetër.
Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Rama nuk mundet kurrë që të mohoi të drejtat kushtetuese të opozitës.
“Greva e urisë është opsioni, nuk kemi rrugë tjetër. Ne Edi Rama nuk mundet kurrë që të na mohojë të drejtat tona kushtetuese.”, tha Berisha.