Policia ka arrestuar shoferin e fugonit të shkollës 9-vjecare “Kamber Bënja” në Përmet, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 14-vjeçare.
Më pas, janë vënë në dijeni autoritetet policore të Përmetit duke bërë që vajza të dëshmojë në praninë e psikologut mbi rastin.
Nxënësja ka dëshmuar se shoferi i identifikuar si Nikolin.J., kishte kohë që e ngacmonte, duke arritur në prekje fizike.
Raportohet se shoferi aktualisht po mbahet në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër derisa Gjykata e Faktit të shprehet brenda 48 orëve me një vendim.