Gjermania do forcojë ligjet e saj të emigracionit dhe mund të fillojë të përpunojë aplikantët për azil në vende të treta jashtë Bashkimit Evropian, ka njoftuar kancelari Olaf Scholz. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi në fillim të kësaj jave se Roma do ndërtojë një objekt të tillë në Shqipëri.
Duke dalë nga bisedimet maratonë nëntëorëshe me liderët rajonalë deri në orët e para të së martës, kancelari Scholz përshëndeti masat e dakorduara si një “moment historik”. Ai e quajti kufizimin e “emigrimit të parregullt” si objektiv të kabinetit të tij. Ai u zotua gjithashtu se qeveria federale do mbështesë autoritetet rajonale në lidhje me pritjen e emigrantëve.
Atyre që u është mohuar e drejta për të qëndruar në Gjermani, veçanërisht shkelësit dhe kriminelët, do të deportohen në vendet e tyre më shpejt, tha Scholz, me Berlinin që po bisedon me disa kombe të origjinës.
Sipas kancelarit, të gjitha proceset gjyqësore për pranimin e azilit tani do zgjasin jo më shumë se gjashtë muaj. Për të përshpejtuar çështjet, qeveria do prezantojë gjithashtu më shumë zgjidhje dixhitale.
Plani gjithashtu kërkon një pakësim të pagesave me para për të ardhurit e regjistruar dhe një pritje më të gjatë përpara se të kenë qasje në ndihmat e plota të mirëqenies, duke u rritur nga 18 muaj në 36.
Kancelari zbuloi gjithashtu se qeveria e tij do shqyrtojë nëse është e mundur të përpunohen kërkesat për azil në vende të treta, jashtë Evropës.