Vendosni fjalën kyçe....

Pjerin Ndreu: Kush bën memen më të bukur për emigrantët në Lezhë, ka 7 ditë pushime falas


Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, ka hapur një konkurs në rrjetet sociale, ku fituesit do t’i ofrohen 7 ditë pushime falas. Kriter është që pjesëmarrësit duhet të dërgojnë memen më të bukur në inboxin e Ndreut.

Shkak për hapjen e këtij konkursi janë bërë emigrantët në qytetin e Lezhës,  ku vet Pjerin Ndreu ka postuar një foto, ku duket një emigrante me ngjyrë, e cila punon në një furrë buke në Lezhë.

Fituesit do t’i garantohen 7 ditë pushime në një prej resorteve më të mira të Shëngjinit, me pronar të bardhë. Të shohim kush e shfryn fantazinë më shumë” shprehet Ndreu.