Vendosni fjalën kyçe....

Sherri mes Çollakut dhe Sulës, Berisha: Nuk jam për skena, por protesta nuk provokohet


Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sherrin e sotshëm në Kuvend mes Kreshnik Çollakut dhe deputetit Dashnor Sula në Kryesinë e Kuvendit, ku gati konflikti verbal degradoi deri në përplasje fizike.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se protesta nuk provokohet, ndërsa shtoi se nuk është për këto skena.

“Të quash opozitë Taulant Ballën, mos bëj gabim. Gazetari britanik tha mbrëmë se Lulzim Bashës ia mbylli dosjen e ëmbëlsirave ruse një zyrtar i FBI që është në vështirësi të mëdha tani. Ia mbylli McGonigal. Më thoni një rast të vetëm që kur ka dalë skandali McGonigal, që Basha të ketë shqiptuar emrin e tij. Kurrë. S’ka ngelur njeri në politikë që nuk ka shprehur diçka, përveç Lulzim pengut. Nuk kisha asnjë dyshim. E falënderoj me mirënjohje gazetarin. 

Ai iu tha shqiptarëve të vërtetën. Dosjen ruse ia mbylli MCgonigal për ta shitur te Rama. A i mori para Bashës, McGonigal, këtë se di. Si ka mundësi që ky njeri për të cilin po hetonte, pas dy vitesh nuk fliste, nuk e shqipëronte emrin e tij. Sepse ishte peng. Mos bëj më…..tu thuash shqiptarëve se Lulzim pengu është opozitë, bën mëkat. Shqiptarët nuk e besojnë por ai është peng i Ramës. 

Vijmë te rasti. Deputetët e opozitës janë në protestë. Asnjë deputet nuk ka të drejtë që t’i provojë ata. Ata janë në protestë para së gjithash për të drejtat kushtetuese të deputetit, dinjitetin e tyre. Ata po mbrojnë të drejtat e të gjithë kolegëve. 

Nuk provokohet protesta, ka një ligj. Protesta për një kauzë absolute të drejtë, ata janë provokatorë të ultë. Nuk jam për skena, por kur njeriu është në protestë, mos ta provokojë njeri.

Në protestën e radhës u morën karriget tona dhe u grumbulluan në parlament. Nuk duhet të komentojmë në mënyrë të atillë që qytetarët të thonë se ç’po ndodh.”, tha Berisha.