Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi vullkanik krijon ishullin më të ri në Japoni (Video)


Një shpërthim vullkanik nënujor më 30 tetor në Japoni rezultoi në shfaqjen e një ishulli të vogël – “më i riu” në botë.

Ishulli i ri, që ende po formohet, i përket ishujve Ogasawara dhe ndodhet një kilometër larg nga Iwo Jima , ishulli që pa disa nga betejat më të ashpra të Luftës së Dytë Botërore në Paqësor.

Sipas Setsuya Nakada, një profesor emeritus i vullkanologjisë në Universitetin e Tokios, në Japan Times, magma ishte grumbulluar nën ujë për disa kohë përpara se të dilte përfundimisht në sipërfaqe.