Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi mbledh nesër deputetët


Gazment Bardhi ka thirrur të hënën mbledhjen e deputetëve demokratë që janë pjesë e grupit të tij dhe atyre të Berishës. Mbledhja do mbahet në oren 12:00 në Kuvend.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, mbledhje e grupit në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju falenderoj.” – thuhet në mesazhin e Bardhit.

Mbledhja e thirrur prej tij vjen pas disa seancash të tensionuara në parlament dhe përjashtimit të herëpashershëm të deputetëve demokratë. Bardhi ka theksuar në disa deklarata në media se opozita do e ashpërsojë aksionin.