Vendosni fjalën kyçe....

Gërryenin shtratin e lumit Mat, arrestohet një person në Kurbin shpallen në kërkim dy të tjerë


Dy raste të gërryerjes me mjete të rënda të shtratit të lumin Mat janë goditur ditën e sotme.

Policia ka sekuestruar tre ekskavatorë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Ndërsa në pranga ka rënë pronari i 2 prej ekskavatorëve, P.M 57 vjeç për shkak se nuk kishte leje dhe dokumentacionin përkatës për të ushtruar këtë veprimtari.

Nën hetim është vënë shoferi i njërit prej ekskavatorëve, 50 vjeçari A.P punonte për firmën që administrohej nga 57 vjeçari P.M.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim A. K. 32 vjeç dhe E. L. 34 vjeç, banues në Lezhë të cilët kishin në pronësi ekskavatorin tjetër të gjetur në vendngjarje. Pavarësisht kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, këta persona nuk janë gjetur aty dhe vijon puna për kapjen e tyre.