Gjykata e Tiranës ka lënë në burg edukatoren Majlinda Dehima që akuzohet se dhunoi barbarisht një vajzë 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në Tiranë.
Si pasojë e dhunës, vajza pësoi thyerje të këmbës. Ajo ka shprehur pendesë për ngjarjen dhe u ka kërkuar ndjesë familjarëve.
Përmes avokatit, Dehima ka kërkuar masë më të butë sigurie. Dehima ka pretenduar se nuk e ka lënduar të vajzën e mitur.
“Nuk e kam prekur me dorë. Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin. Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë një situatë të tillë të kishte ndodhur”, deklaroi ajo.