Pas paktit të firmosur në Romë nga kryeministri Edi Rama dhë homolgia italiane Gorgia Meloni, për marrëveshjen mbi emigrantët, ku priten që në vëndin tonë të mbërrijnë deri në 36 mijë emigrantë në vit, sërish kryeministrja Meloni ka zbardhur detaje mbi këtë marrëveshje.
Në rrjetet sociale Meloni shprehet se marrëvëshja do këtë tre objektiva kryesorë, kryesisht për parandalimin e trafikimit të qenieve njërëzore, si edhe për ata që kanë nëvojë për mbrojtje kombëtare.
Meloni më tej thotë se në thelb marrëveshja parashikon që Shqipëria i jep Italisë mundësinë e përdorimit të disa zonave në territorin shqiptar për të realizuar nën juridiksionin italian 2 struktura për menaxhimin, hyrjen ,mirëpritjen e përkohshme ,kërkesat për azil dhe eventualisht riatdhesimin e emigranteve ilegalë.
Një detaj tjetër që përmend Meloni, është që në këto qendra, do jenë të përjashtruar përfshirja e grave apo e fëmijëve, pra emigrantët do jenë vetëm meshkuj, duke shtuar se do operojë vetëm personeli italian.
“Dy qendrat do të mund të mirëpresin deri në 3000 emigrantë për të zhvilluar procedurat e emigracionit. Procedura që falë kësaj qeverie mund të mbyllen në 28 ditë…për këtë në harkun kohor të një viti mund të menaxhohen në Shqiperi deri në 36.000 emigrantë.
Une e konsideroj këtë një marrveshje të frymës së madhe europiane me të cilën Shqiperia nuk konfirmohet vetëm mike e Italisë, por edhe e Bashkimit Europian.” shprehet Meloni.
Ndërkohë duhet përmendur fakti se Italia ka një problem me riatdhesimet, ku rreth 50-55% e emigrantëve që hyjnë në Itali duhet të kthehen në vendet e tyre, por nuk e bëjnë. Nga ana tjetër Italia nuk e ka të mundur për shkak të konventave dhe ligjeve ndërkombëtare të bëjë dëbime kolektive./ Hashtag.al
Fjala e Melonit:
Marrëveshja Itali-Shqipëri mbi migracionin është një e re tjetër shumë e rëndësishme.
Siç do ta keni dëgjuar sepse ka berë edhe bujë, ne kemi lidhur një marrveshje historike me Shqiperinë. Një marrveshje totalisht inovative mbi menaxhimin e flukseve migratore.
Me anë të kësaj marrveshje Italia dhe Shqipëria bashkëpunojne mbi 3 objektiva thelbësore:
-Kundërshtimi i trafikimit njerëzor
-Parandalimi i flukseve migratore të paligjshem
-Mirëpritja në europë vetëm për ata që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare
Çfarë parashikon marrëveshja ?
Në thelb parashikon që Shqipëria i jep Italisë mundësinë e përdorimit të disa zonave në territorin shqiptar për të realizuar nën juridiksionin italian 2 struktura për të menaxhuar:
-Hyrjen ,mirëpritjen e përkohshme ,kërkesat për azil dhe eventualisht riatdhesimin e emigrantëve ilegal.
Në strukturën e parë që ndodhet në portin e Shëngjinit .Italia do të merret me procedurat e zbritjes dhe identifikimit duke realizuar kështu një qendër për pritjen e parë .
Ndërkohe që më në brendësi në Gjadër ,do të realizohet një strukturë e dytë mbi modelin e CPR për procedurat e mëtejshme përfshirë riatdhesimin.
Juridiksioni brenda këtyre qëndrave do të jetë plotësisht italian.
Në qendra do të operojë personel italian; forcat tona të policise komisioni ynë për azilin, ekzaktësisht si ndodh në territorin tonë italian nuk do të ketë asnjë diferencë pervec se do të jenë të përjashtuar nga kjo mundesi gra dhe fëmije.
Shqiperia do të bashkepunojë me forcat e saj të policisë përveç se me vënien në dispozicion të territorit në kuadrin e sigurisë dhe në kuadrin e survejimit të pjesës së jashtëme të strukturës.
Dy qendrat do të mund të mirëpresin deri në 3000 emigrantë për të zhvilluar procedurat e kufirit. Procedura qË falë kësaj qeverie mund të jenë të mbyllur në 28 ditë…për këtë në harkun kohor të një viti mund të menaxhohen në Shqiperi deri ne 36.000 emigrantë.
Une e konsideroj këtë marrveshje një marrveshje të frymës së madhe europiane me të cilën Shqiperia nuk konfirmohet vetëm mikeshe e Italisë, por edhe e Bashkimit Europian.
Protocollo Italia-Albania: un accordo storico per gestire il fenomeno dei flussi migratori e contrastare la tratta di essere umani. pic.twitter.com/Uej9tjodaK
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) November 11, 2023