Kosova ka mundur Izraelin në ndeshjen e vlefshme për Euro24.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Rashica në minutën e 41-të. Pas sukesit në “Fadil Vokrri” Kosova ka forcuar pozitat në vendin e katërt të renditjes ndërsa Izraeli e ka vështirësuar mjaft kualifikimin.
Miqtë mbajnë vendin e tretë me katër pikë më pak se Zvicra e pesë se Rumania megjithatë kanë edhe tre ndeshje për të luajtur, dy ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë të mësipërm kështu që teorikisht janë ende në lojë.