Një numër përleshjesh kanë shpërthyer në Londër midis policisë dhe protestuesve të krahut të djathtë teksa ata tentonin të arrinin te Cenotafi në kryeqytet.
Shumë nga demonstruesit mbanin flamujt e Shën Gjergjit dhe ecën drejt memorialit të luftës duke thirrur “Angli ‘derisa të vdes”.
Oficerët e policisë u përpoqën t’i ndalonin ata të arrinin te Cenotafi, por grupi arriti të kalonte.
Raportohet se u hodhën shishe ndaj policisë nga demonstruesit, shumë prej të cilëve mbanin maska në një përpjekje të dukshme për të fshehur identitetin e tyre.
Përplasjet ndodhën vetëm pak çaste para Ditës së Armëpushimit që shënohet me dy minuta heshtjeje.
Qindra njerëz ishin mbledhur në Cenotaph për të përkujtuar të vdekurit e luftës në Mbretërinë e Bashkuar në orën 11:00 (GMT).
Stephen Yaxley-Lennon – i njohur më mirë si Tommy Robinson – ish-bashkëdrejtuesi i Ligës Angleze të Mbrojtjes ishte i pranishëm, pasi bëri thirrje që mbështetësit e tij të krahut të djathtë të takohen në kryeqytet.
Përplasjet vijnë pasi qindra mijëra protestues u mblodhën edhe një herë në qendër të Londrës për të kërkuar një armëpushim në luftën e Izraelit me Hamasin.
Marshimi ka tërhequr shumë kritika nga kryeministri Rishi Sunak dhe sekretarja e brendshme Suella Braverman sepse përkoi me ngjarjet e Ditës së Armëpushimit.
Braverman është përballur me kritika për gjoja nxitjen e tensioneve pasi akuzoi policinë se “luante favoritë” kur ata refuzuan të ndalonin marshimin kryesor pro-palestinez.
Mes thirrjeve që Sunak ta shkarkonte atë, Braverman në vend të kësaj shprehu “mbështetjen e plotë” të saj për Policinë Metropolitane.