Kosova ka mundur të shënojë gol ndaj Izraelit në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Golin për vendasit e ka shënuar Rashica në minutën e 41-të. Kosova mban vendin e katërt në renditje me katër pikë më pak se miqtë dhe në rast fitoreje do ruante të njëjtat pozita po do largohej disi Bjellorusia që e ndjek nga pas.
Në grupin ku bën pjesë Kosova, katër vendet e para janë në garë për sa i përket kualifikimit megjithatë deri tani Rumania, Zvicra e Izraeli duken më pranë, sado që deri në fund janë për t’u luajtur edhe dy takime, me Izraelin e Zvicrën që do luajnë nga tre.