Vendosni fjalën kyçe....

Vala e frikshme 3.5 metra e lartë tmerron pushuesit në Brazil (Video)


Një valë e frikshme u rrokullis në një plazh  në Rio de Zhaneiro të Brazilit. Çadrat, peshqirët e njerëzit u morën para nga vala tejet e lartë rreth 3,5 metra.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale ndërsa valët u futën edhe nëlagjen Leblon  të Rio-s. Ajo shkaktoi jo pak dëme materiale në rrugën e saj dhe u hapi shumë punë ekipeve të pastrimit.

Është e paqartë nëse dikush ka mbetur i plagosur, apo çfarë e shkaktoi dallgën e lartë.

Një teori është se ajo ishte një mbetje e një stuhie të madhe në Atlantikun e Jugut, megjithëse meteorologët kanë pranuar se mund të ketë qenë thjesht një valë vërtet e madhe.