Ish-ylli i MMA-së, Javier Baez, tregoi se nuk i kishte humbur reflekset sportive pasi arriti të rrëzojë një burrë që iu afrua dhe provoi ta godasë me thikë.
Pamjet aspak të këndshme u shfaqën teksa Baez u përball me një burrë, para se e gjitha të përfundonte në një përplasje të ashpër.
Incidenti ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të mëngjesit të së mërkurës javën e kaluar.
Sulmuesi dyshohet se kishte goditur një nga xhamat e makinës së Baezit përpara se të përpiqej të hynte në automjet, në të cilin ishte ulur ish-ylli i MMA-së.
Baez më pas u përpoq të qetësonte gjendjen përpara se sulmuesi, i identifikuar si 50-vjeçari Omar Marrero, të nxirrte thikën.
“Ai ishte atje duke bërtitur në telefon, po zihej në telefon me një grua,” i tha Baez degës së CBS-së të Miamit.
“Ai preku dritaren time të derës. I thashë të më linte të qetë dhe më pas ai erdhi drejt meje me thikë. I thashë të më linte të qetë. I thashë do thërras policët. Shpresoja të mos ma thyente dritaren.”
Baez, i cili kishte një rekord 5-2-1 në artet marciale të përziera profesionale, arriti ta rrëzojë sulmuesin me thikë me një kapje të vetme derisa mbërriti policia.