Një 53-vjeçare, me iniciale A.L është mbytur aksidentalisht në plazhin e Durrësit. Kufoma u pikas nga kalimtarët e rastit në zonë në sektorin Iliria.
Policia njofton se trupi i saj u dërgua në morgun e spitalit të Durrësit, për të kryer autopsinë, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.
‘Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.