Vendosni fjalën kyçe....

Pezullimi i kërkesës së Bashës për Kuvendin e 2 shtatorit, reagon Marash Logu: Ëndrra e tij për kryetar i PD-së, do mbetet në sirtar


Marash Logu, përfaqësuesi i ankimimit të bërë nga Gazment Bardhi, ka komentuar vendimin e gjykatës për pezullimin e çështjes së PD.

“Gjykata e Tiranës vendosi sot që ëndrra e Lulzim Bashës për t’u bërë kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike do vazhdojë të qëndrojë e mbyllur në sirtarin e Lindita Nikollës”, tha Logu për gazetarët.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës vendosi sot pezullimin e çështjes për shqyrtimin e kërkesës së Lulzim Bashës për miratimin e Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit, duke pranuar kërkesën e grupit të deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi.