Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në[ Pogradec, kryeministri Rama foli edhe mbi drejtësinë dhe çështjet e fundit gjyqësore mbi zyrtarët e lartë.
Rama tha ata që thonë se këtë drejtësi e komandon ai, do të thotë se kur kanë qënë ata në pushtet drejtësia ishte farsë.
“Që në opozitë kemi bërë përpjekje për drejtësinë. I kemi propozuar qeverisë së asaj kohe reformë në drejtësi. Po ndodh diçka që nuk ka ndodhur në në themelimin e shtetit. S’ka bë vaki që në Shqipëri të funksionojë një trup drejtësie që nuk pyet kush je as se me kë je as sa lart je dhe as sa lart je mësuar të shohësh të tjerët por të kërkon të paraqitesh. Thonë disa se këtë drejtësi e kontrollojmë ne. Pse e thonë? Sepse nuk është mësuar njeri këtu sidomos nga ata që kanë pasur pushtet që të funksiojë kështu sepse kështu ka funksionuar gjithmonë. Kur kanë qenë ata në pushtet drejtësia ishte farsë. Natyrisht që ka gjëra që mund ti diskutojmë ka gjëra me të cilat mund të jemi apo mos jemi dakort.”, tha Rama.