Kryeministri Edi Rama duke folur në Asamblenë e zgjeruar të PS-së në Pogradec ngriti në piedestal sigurinë dhe rendin në Shqipëri.
Rama tha se në Paris, kryeqytetin e Francës të grabisin dhe ke frikë të dalës natën.
Sipas tij në Tiranë nuk ka asnjë lloj rreziku ndjehen njerëzit e sigurt.
“Këtë vit, kemi pasur më pak se gjysmën e numrit të vrasjeve të vitit të kaluar dhe vitin e kaluar kishim vitin më të mirë krahasim me vitet e tjera dhe fakti është që gjithë turistët e huaj thonë që mbresa e parë kryesore është siguria dhe qetësia. Sot kjo nuk është më diçka siç ka qenë në vitet e shkuara.
Unë isha në Paris. Kam qenë në Paris edhe përpara, edhe përpara, edhe përpara. Dhe po ju them që sot në Paris, nuk është siç ka qenë më përpara. Nuk del dot kollaj, kudo, në çdo orë të natës ose njerëzit e thonë kemi problem të dalim natën se të vjen dikush të rrëmben çantën, të rrëmben orën, të rrëmben çfarë ke nëpër duar. Kjo është e rëndësishme, por ne kemi akoma shumë për të bërë në këtë drejtim që ta konsolidojmë imazhin e një vendi që është një vend i sigurtë, ku mund të shkosh turist dhe s’ke problem, ditën, natën s’ke problem. Është e habitshme në një kuptim, po ne që takojmë edhe për shkak të detyrës njerëz që vijnë në Tiranë, të huaj që thonë, dola mbrëmë natën edhe ishte kënaqësi dhe s’ndieje asnjë lloj rreziku.”- deklaroi Rama.