Vendosni fjalën kyçe....

Ariu sulmon kampin e punëtorëve pranë pyllit, plagos rëndë dy prej tyre (Video)


Një nga arsyet pse Siberia është e rrezikshme janë arinjtë e murrmë.

Një ngjarje e rëndë ndodhi nëYakutia ku një ari sulmoi dy  punonjës dhe  më pas u kthye pas me synimin për të kryer një tjetër sulm.

Kafsha sulmoi një kamp punëtorësh në fushën Chayandinskoye dhe sulmoi dy prej punëtorëve, duke u shkaktuar plagë të rënda. Një punëtor i tretë ishte në gjendje të shmangte ariun, duke shpëtuar për një qime.

Çuditërisht, ai mundi arriti ta trembte për një kohë të shkurtër ariun i armatosur vetëm me një fikëse zjarri, duke e ndaluar për pak çaste.

Ndërkohë punëtorët e tjerë kishin arritur të kërkonin ndihmën e një gjahtari vendas, i cili mundi ta qëllonte dhe ta vriste kafshën. Punëtorët e plagosur u dërguan në spital dhe mësohet se janë në gjendje të rëndë.