Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Komisionerin Varhelyi në Bruksel.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha bën me dije se ka prezantuar nismën e vettingut në politikë dhe reformën zgjedhore. Po ashtu, Basha thotë se ka diskutuar edhe për situatën në veri të Kosovës, tensionet në Lindjen e Mesme apo edhe luftën në Ukrainë.
Postimi i plotë:
Me miq dhe partnerë të PD-së, në takimin e Komitetit Ekzekutiv IDC-CDI (Organizata e Partive të Qendrës dhe Qendrës së Djathtë) në Bruksel.
Basha takim me Komisionerin Varhelyi në Bruksel, prezanton nismën e vettingut në politikë dhe reformën zgjedhore
iu prezantova nismat e Partisë Demokratike për vettingun në politike dhe ndryshimet e propozuara për reformën zgjedhore.
Diskutuam për situatën në Kosovë, ku shpreha shqetësimin për ngjarjen e Banjskës, e cila ishte një përpjekje për te aplikuar skenarin e Krimesë dhe në vijim të përpjekjeve të Rusisë për destabilitimin e rajonit, skenar i cili është shtrirë në Bosnje dhe po kërcënon Malin e Zi.
Situata në Lindjen e Mesme është një tjetër shqetësim për botën sot. Rreziku i zgjerimit të konfliktit ka tërhequr disi vëmëndjen edhe nga lufta në Ukrainë, nga e cila po përfiton Rusia.
Pata mundësi të diskutoj edhe me delegacionin e Ukrainës për rezolutën që po diskutohet në Këshillin e Europës për rindërtimin e Ukrainës, e cila po pritet me interes të vecantë për shkakt të dëmeve të jashtëzakonshme të shkaktuara nga agresioni rus.
Një nga çështjet e tjera me interes nisur dhe nga zhvillimet e fundit në rajonin tonë, ishte diskutimi për krizat e shumëfishta të luftës në portën e Europës dhe skenarët e mundshëm për pasojat që ato kanë për rendin ndërkombëtar.