Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia e Tiranës, 1.3 milionë euro për rikualifikimin e zonës informale në Njësinë 6


Zona informale e njësisë Bashkiake 6 në Tiranë do t’i nënshtrohet rikualifikimit që synon sistemimin e rrugëve, ndriçimit dhe elementeve të tjera përbërëse, projekt për të cilin Bashkia e Tiranës ka parashikuar një fond prej 147 milionë lekë apo rreth 1.3 milionë euro.

Kontrata që ka për objekt “Rikualifikimin urban i zonës informale që kufizohet nga rrugët Sabaudin Gabrani -Jonuz Rama-Hamdi Cullhaj-Damian Himarioti-Bari Ishka-Vasfi Samimi-Alush Elmaz Taka” do të ketë një afat zbatimi prej 10 muaj. Raporti teknik që shoqëron procedurën jep edhe detaje mbi ndërhyrjet konkrete që do të zënë vend.

“Gjatësia totale e rrugëvë të këtij blloku që do rikualifikohen është 3838.9 ml dhe përbëhet kryesisht nga rrugët Sabaudin Gabrani -Jonuz Rama-Hamdi Cullhaj-Damian Himarioti-Bari Ishka-Vasfi Samimi-Alush Elmaz Taka.

Në këtë bllok mbizotërojnë banesa rezidenciale 1-3kt dhe pallate 4-5kT, si dhe magazina të ndryshme industriale. Rritja e intensitetit të banimit, ka rritur akoma e më tepër kërkesën në shtimin apo përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përfshirë dhe zonat urbane midis objekteve. Rrugët ekzistuese variojnë nga 3 – 6 m” thuhet në raport.

Qëllimi sipas raportit është jetë rikonstruksioni i plote i rrugëve dhe hapësira publike të objektit me të gjithë elementët e infrastrukturës rrugore dhe urbane, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të kësaj zone dhe krijimin e akseseve të lëvizjes me rrugët e tjera të qytetit.

“Projekti parashikon ndërhyrje në rrjetin rrugor në brendësi të bllokut i cili paraqitet tepër i amortizuar. Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të shiut është totalisht i amortizuar. Në zonat ekzistuese në brendësi të bllokut ndriçimi mungon plotësisht dhe ai ekzistues është jashtë çdo standardi.

Kategoritë e punimeve që parashikohen janë: punime në trup të rrugës, punime trotuari, bordura, punime në sigurinë dhe sinjalistikën rrugore; punime për rrjetin KUSH dhe KUZ; punime për ndriçimin rrugor; punime për linjat rezervë” thuhet në dokument.

VINI RE: Ky material është pronëdi intelektuale e Monitor