Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Denoncuesi mori 7 milionë lekë për arrestimin e Belerit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ku theksoi se denoncuesi i rremë është paguar me 7 milionë lekë.

Në një dalje për mediat, Berisha tha se nuk mund të merret si provë diçka e marrë me provokim.

“Ai ishte arrestim fund e krye politikë. Është në turpin e institucioneve që pranuan për provë atë që kodi i i procedurës penale e ndalon për provë. Nuk mund të merret për provë diçka e bërë me provokim. Ai u shpërble me 7 milionë lekë nga një fond që nuk duhet t’i merrte kurrë. Ai fond ka destinacion tjetër. Skandal ishte dhe marrja me forcë e një nëne me 3 fëmijë.”, tha ai.

Po ashtu ai tha se opozita është e bashkuar.

“Opozita është tërësisht e bashkuar. Më vjen keq…fakti që janë futur në klandestinitet, është efekti më i fuqishëm i protestës opozitare. Shndërrohen komisionet në digjitalë, tregon se Rama parlamentin e konsideron me zero.”, pohoi Berisha.