Gjendet një pjesë trupi njeriu në afërsi të fshatit Xarrë


Policia ka zbuluar një pjesë trupi njeriu në afërsi të fshatit Xarrë në Bashkinë Konispol.

BalkanWeb raporton se trupi ishte i groposur, por jo i dekompozuar plotësisht pasi në të kishte ende inde.

Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po kryhen hetime.

Pjesa e trupit është dërguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga specialistë që pritet të mbërrijnë nga Tirana ditën e nesërme në Sarandë.