Vendosni fjalën kyçe....

Ish-portieri i Man.United planifikon blerjen e klubit spanjoll


David De Gea, që vazhdon të jetë lojtar i lirë që nga vera, nuk duket afër rikthimit në fushën e lojës.

Megjithatë, sipas raportimeve nga mediat spanjolle, ish-portieri i Manchester United po planifikon blerjen e një klubi

“Onda Cero” ka raportuar se De Gea u takua me Pascual Perez, pronarin e klubit nga Segunda Division, CD Eldense. Perez njoftoi synimin e tij për të shitur klubin në shtator dhe portieri spanjoll tani ka shfaqur interesim për blerje.

Megjithatë, në këtë fazë, ishte vetëm një takim njohës dhe mbetet për t’u parë nëse 33-vjeçari do të vendosë përfundimisht për të nisur me hapat e blerjes së klubit spanjoll.

De Gea kishte shprehur interesim në vitin 2019 për blerjen e klubit të Elches, por që nuk kishte bërë ofertën e duhur.

Blerja e Eldense do të jetë një perspektivë tërheqëse për portierin nga Madridi. Klubi është në ngritje, pasi e ka nisur sezonin në formë të shkëlqyer dhe ka edhe gjendje shumë të mirë ekonomike.