Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Safet Gjicit


Rrëzohet kërkesa e Safet Gjicit për ndryshim të masës së sigurisë. Vendimi vjen pak ditë pasi SPAK mbylli hetimet duke dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit dhe Alma Kaçit, përkatësisht për veprat penale korrupsion pasiv dhe korrupsion aktiv

Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzohet për korrupsion pasiv. Gjici u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK. Safet Gjicit i janë vënë prangat në një lokal në afërsi të banesës së tij pranë vilave gjermane në Tiranë.
Hetimi ndaj Gjicit nisi më 16 qershor, menjëherë pasi në media u publikua një video ku shfaqet në zyrën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë.Ai shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga shtetësja Alma Kaçi duke kryer veprime të turpshme, ndërsa kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.

Prej kësaj kohe Gjici ndodhet prapa hekurave ndërsa Kaçi në arrest shtëpie.