Vendosni fjalën kyçe....

Kroacia shkarkon ministrin e Mbrojtjes pas aksidentit fatal


Kroacia njoftoi zëvendësimin e ministrit të saj të Mbrojtjes Mario Banoziç me Ivan Anusiç të hënën pas një aksidenti fatal trafiku.

Kryeministri Andrej Plenkoviç tha për mediat se pas këshillimeve, ai propozoi Anusiç për rolin e ministrit të Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministrit. Emërimi i Anusic mori mbështetje si nga partia ashtu edhe nga partnerët e saj.

Plenkoviç do t’i dërgojë një letër Presidentit të Parlamentit për miratimin e ndryshimeve.

Banoziç pësoi lëndime të rënda në një aksident trafiku të shtunën në mëngjes. Ngjarja ndodhi kur Banoziç, 44 vjeç, ishte duke vozitur afër qytetit Vinlovic dhe makina e tij u përplas me një furgon, duke çuar në vdekjen e shoferit të furgonit.

Sipas mediave lokale, aksidenti ndodhi ndërsa Banoziç ishte rrugës për një udhëtim gjuetie në një ditë me shi dhe mjegull.

Pas konfirmimit nga prokurorja Biljana Luburiç se Banoziç shkaktoi aksidentin, Plenkoviç e liroi atë nga detyra të shtunën.