Vendosni fjalën kyçe....

Projektbuxheti 2024/ Qeveria jep 56 miliardë lekë për arsimin, Braçe: Të mbështesim ngrohje me panele diellore



Qeveria ka parashikuar që të jepen mbi 56 miliardë lekë për systemin e arsimit për vitin 2024. Në seancën dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu tha se ky buxhet do të përqëndrohet në rritjen e pagave të mësuesve të arsimit parauniversitar.

“Këtë vit parashikohet të ketë një rritje të pagës së mësuesit, baza e të cilës do të kapë mesataren 90 mijë lekë. Duam që gjithë niveli i pgave sa i takon arsimit fillor, bazë e të mesëm të kapë 90 mijë lekë në muaj, siç e kemi premtuar. Jemi duke punuar. Ambicia jonë është të mos ketë më pak se 90 mijë lekë. Mbështetja buxhetore do të nisë në korrik. Ky do të jetë standardi dhe mbi këtë do të ketë rritje për çdo garanci. Sot nuk mund të themi me përikmëri por mesatarja do të kalojë 90 mijë lekë në muaj si pagë, ndërkohë do të kemi rritje për të tjerët si punonjësit sociale”, u shpreh Manastirliu.

Gjithashtu me këtë buxhet do të mbështetet dhe shtimi i numrit të mësuesve ndihmës por dhe psikologëve dhe oficerëve të sigurisë në shkolla.

“Gjithashtu parashikohet të ketë rritje të numrit të mësuesve ndihmës, 100 mësues ndihmës për vitin e ri shkollor, 880 punonjës psikolosocial, 220 oficerë të sigurisë, 2300 punonjës praktikantë me kontrata të përkohshme për një periudhë 9 mujore”.

Gjithashtu mbështetet financimi i  transportit të nxënësve dhe mësuesve që kanë banimin larg shkollave

Deputeti socialist Erion Braçes propozon dhe vendosjen si standard tek rikonstruksionet e shkollave sistemin e paneleve fotovoltaike

“Në projektet e rindërtimit të shkollave të kemi me patjetër sistemin e paneleve fotovoltaike. Ulim shpenzimet e bashkive që përgjigjen për faturën. Do të kërkoja që nga ky vit që vij të mbështesim ato projekte që kanë të përfshirë dhe këtë system. Çmimet e paneleve fotovoltaike do të bien, përkundrazi në të ardhmen do të ishte shpenzimi më i dobishëm”, u shpreh Braçe.