Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Marrëveshja me Italinë do shkojë në Parlament, nuk është favor personal por qasje strategjike


Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Repolitix” deklaroi se marrëveshja me Italinë për emigrantët do shkojë në Parlament.

Kryeministri Rama tha se kjo marrëveshje nuk është favor personal, por qasje strategjike ndaj një partneri strategjik si Italia.

Do ta çojmë marrëveshjen në parlament. Pala italiane donte të nisnim me këtë marrëveshje ndërqeveritare. Ne ua kemi bërë të qartë se do ta bëjmë këtë marrëveshje dhe do ia drejtojmë parlamentit. Zhurmat janë pjesë e jetës. Nuk janë zhurmat që drejtojnë vendimmarrjen e një qeverie. Nuk është favor personal, por qasje strategjike ndaj një partneri strategjik. Italia e vetmja që mund ta ketë një favor të tillë në Shqipëri. Është edhe gjeografia shumë e rëndësishme, jemi fqinj me Italinë, na ndan një det, por mund të ishim rajon i Italisë në kuptimin gjeografik. Një marrëdhënie e tillë dhe një marrëveshje e tillë me vende që janë shumë larg nesh, nuk bën sens”- tha Rama.