Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka riafirmuar mbështetjen për Ukrainën dhe tha se presidenti rus, Vladimir Putin nuk mund të lejohet të fitojë luftën.
Duke folur pas një takimi me ministrat e mbrojtjes të BE-së në Bruksel, Stoltenberg deklatoi se situata në fushën e betejës është e vështirë, shkruan Sky News.
“Dhe kjo thjesht e bën edhe më të rëndësishme që ne të mbështesim dhe të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën, sepse ne nuk mund të lejojmë që presidenti Putin të fitojë.
Ukraina duhet të mbizotërojë si një komb sovran i pavarur në Evropë dhe është në interesin tonë të mbështesim Ukrainën”, theksoi Stoltenberg.