Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Propozimi i papritur i Braçes në Komision: Periudha e ciklit te gratë të paguhet si raport nga buxheti


Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka bërë sot një propozim të papritur në Komisionin e Ekonomisë, ku po zhvillohej një seancë dëgjimore për shqyrtimin e investimeve të parashikuara dhe buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2024.

Në fjalën e tij Braçe i kërkoi përfaqësuesve të ministrisë së Shëndetësisë që të parashikojnë në buxhet, raport të paguar për gratë një herë në muaj sa herë ato kanë ciklet menstruale. 

“A ka mundësi që grave dhe vajzave tu njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundjeje dhe e paguar si raport nga buxheti i shtetit sepse realisht po e konsiderojnë sëmundje lart e poshtë. është mirë që një iniciativë të tillë që nuk kushton shumë, por që duhet kalkuluar, të përfshihet në iniciativat e ministrisë suaj”, tha Braçe.

Deputeti socialist nuk u ndal këtu. 

“A ka mundësi që paketën higjeno sanitare të grave dhe vajzave për ciklin ta përjashtojmë nga TVSH se nuk i shton asgjë buxhetit të shtetit. Nuk po kërkoj atë që po ndodh në Europë që ta paguajë qeveria njëherë në muaj, por minimumi kërkoj që të përjashtohet nga TVSH”,shtoji më tej Braçe.