Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Aleks Nikës më 21 janar 2011, Gjykata e Strasburgut: Shteti përgjegjës, nuk zbardhi krimin, të bëhet hetimi të dënohen fajtorët


Gjykata e Strasburgut ka dhënë vendimin për vrasjen e Aleks Nikës, duke arritur në përfundimin se autoritetet shtetërore dështuan që të kryenin hetime efektive që do çonte në zbardhjen e krimit dhe të vënies para drejtësisë të autorëve.

Në vendimin përfundimtar të gjykatës theksohet se nuk lejohet përdorimi i forcës vdekjeprurëse nga ana e autoriteteve për të mbrojtur Kryeministrinë si godinë në vetvete.

Po kështu vendimi i Gjykatës së Strasburgut vëren se ka pasur mangësi serioze në ligjin e kohës si për sa i përket autorizimi të përdorimit të armëve të zjarrit për mbrojtjen e godinës ashtu edhe për sa i përket planifikimit dhe planifikimit dhe kontrollit të operacioneve policore në lidhje me protestën.

Në fund Gjykata e Strasburgut u bën thirrje autoriteteve që të vijojnë rrethanat e vdekjes së Aleks Nikës, të gjejnë e të ndëshkojnë autorët.

“Autoritetet kanë dështuar të kryejnë një hetim efektiv të aftë që do çonte në identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës për ngjarjet vërtetimin e së vërtetës. Gjykata ka gjetur mangësi në kuadrin ligjor që rregullon përdorimin e armëve potencialisht vdekjeprurëse në lidhje me operacionet e kontrollit të turmës në përgjithësi, defekte serioze në planifikimin dhe kontrollin e ngjarjes në shqyrtim dhe një dështim për të treguar se përdorimi i forcës vdekjeprurëse për të mbrojtur godinën, ku u vra familjari i aplikantëve ishte absolutisht i nevojshëm, duke pasur parasysh rrethanat. ” – thuhet në përfundimet e nxjerra nga Gjykata e Strasburgut.

Neni 2 (procedurale)

Vrasja me armë zjarri e të afërmit e viktimës nga agjentët e shtetit gjatë një  proteste politike që degjeneroi në dhunë para kryeministrisë

Autoritetet dështuan të kryejnë një hetim efektiv që mund të çojë në identifikimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve për ngjarjet dhe vërtetimin e së vërtetës

Mangësitë e përgjithshme në fazat e hershme të hetimit

Dështimi për të hetuar në mënyrë të përshtatshme të përgjegjësisë së mundshme për kthesën e ngjarjeve nga ana e komandantëve në terren

Mangësitë specifike në hetimin për vdekjen e të afërmit të viktimës

Neni 2 (substancial)

Përdorimi i pajustifikuar i forcës vdekjeprurëse

Mangësitë në kuadrin ligjor në kohën materiale që rregullon përdorimin e armëve potencialisht vdekjeprurëse në lidhje me operacionet e kontrollit të turmës

Mbrojtja e zyrës së Kryeministrit, në rrethanat e krijuara, jo në vetvete një bazë legjitime për përdorimin e forcës vdekjeprurëse

Neni 2 nuk lejon përdorimin e forcës vdekjeprurëse për mbrojtjen e pronës si e tillë

Nevoja për të përcaktuar çdo rrethanë të jashtëzakonshme që mund justifikojë përdorimin e një force të tillë për atë qëllim

Ligji vendas përkatës i kohës që autorizonte përdorimin e armëve të zjarrit për mbrojtjen e pasurisë me mangësi në këtë aspekt

Defekte serioze në planifikimin dhe kontrollin e operacioneve policore në lidhje me protestën

Neni 46

Masat individuale

Autoritetet vendase të vazhdojnë përpjekjet për të sqaruar rrethanat e vdekjes së të afërmve të viktimave dhe të identifikojë dhe ndëshkojë ata që janë përgjegjës

*Vendimin e plotë të Gjykatës së Strasburgut e lexoni Këtu 

Aleks Nika dhe tre protestues të tjerë mbetën të vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në Bulevadin Dëshmorët e Kombit ndërsa po merrnin pjesë në tubimin e thirrur nga opozita e asaj kohe që drejtohej nga Edi Rama pas daljes së videos Meta-Prifti.

Familjarët e Nikës e  çuan çështjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Në Shqipëri familjarët kanë kërkuar që SPAK të marrë çështjen në fjalë, që është rihapur dy vite më parë nga Prokuroria e Tiranës.

Në janar 2023 dolën për herë të parë komunikimet e komandantit të asaj kohe të Gardës Ndrea Prendi me vartësit e tij.

Ato u shfaqën në emisionin “Zona Zero” në emisioin “Xhungël.al” nga gazetari Artan Hoxha.

Më poshtë janë komunikimet në radio më 21 janar 2011 mes Prendit e gardistëve

Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi: “Të mbahen armët gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër. Pastaj kur të them unë në trup”.

Më pas ai i drejtohet zv/komandantit të gardës, Artan Hoxhës: “Dëgjon? Artan dëgjon?”

“Dëgjoj, dëgjoj.” – përgjigjet Hoxha.

Ndrea Prendi: “Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak”.

Artan Hoxha: “Kuptova, kuptova”.

Ndrea Prendi: “Ky është urdhri. Dashamir dëgjuat” – duke iu drejtuar dhe vartësve të tjerë.

Dy efektivë të forcave speciale: “Alfred (Alfred Ahmetcanaj) ta ta ta gjakos (urdhri për ta vrarë)”.

“Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një e nga një”.

Ndrea Prendi: “Alfred?”

Alfred Ahmetcanaj: “Po dëgjoj. (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)”

Ndrea Prendi: “Kujdes municionin! Kujdes municionin!”

Në vijim ka pauzë të gjatë në radio.

Ndrea Prendi: “Alfred, grupi i njësisë speciale, këta tek porta numër 2.”

Alfred Ahmetcanaj: “Po e kuptova.”

Ndrea Prendi: “Një grup i vogël.”

A.Ahmetcanaj: “Po e kuptova drejt.”

Ndrea Prendi: “Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?”

202 i tufanit: “Këtu jam. Ngjitur, ngjitur”.

Ndrea Prendi: “Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 1”.

A.Ahmetcanaj: “Po ju kuptova”

Ndrea Prendi: “Tek porta numër 1. Agim ku je? Agim?”

Të gjithë i raportojnë me kodin e radios 206 I Tufanit, që janë në gatishmëri.

N.Prendi: “Martin dëgjon, Martin?”

Martini: “Dëgjoj!”

N.Prendi: “Artan më dëgjon?”

Artan Hoxha: “Dëgjoj”

Ndrea Prendi: “Le ta djegin pemën, nuk ka problem”

I panjohuri: “260 e Luanit? Luani 3”

Komunikimet (urdhrat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhri për të qëlluar, u zbatua urdhri duke realizuar të shtënat një e nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë më asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjes së protestuesve ka një qetësi absolute tek komandanti i gardës dhe oficeri drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrarë apo të plagosur.

Vijon komunikimi në radio:

I panjohuri: “260 i Luanit”

260 Luanit: “Ju dëgjoj”