Vendosni fjalën kyçe....

“21 janari, krim shtetëror”, Rama flet pas vendimit të Strasburgut: Është nga ato krime që kurrë nuk mbeten pa ndëshkuar


Kryeministri Edi Rama, nga Dibra ku po mbahet Asambleja e Zgjeruar e PS-së, komentoi dhunën dhe kaosin që kanë shkaktuar deputetët opozitarë në Kuvend.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal të vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin, ku tha se tregoi procesin farse.

Kryeministri e quajti 21 Janarin si krim shtetëror, ndërsa shtoi se nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

Rama: “Është një moment i rëndësishëm për ne si forcë politike, në vigjilje të një Kongresi, dhe patjetër në një fazë të jetës së vendit që ka shumë gjëra pozitive, po patjetër ka edhe sfida dhe vështirësi që duhen kapërcyer. Unë nuk kam dashur dhe dëshiroj të shpenzoj kohën e askujt për këtë, por e rimora për të nënvizuar faktin që kjo situatë që të gjithë ju e shihni, është një situatë ku arsyet që thuhen për këtë përshkallëzim të ri të marrëzisë nuk janë ato që dihen. Arsyet e vërteta pse shqiptarët po ballafaqohen sërish me skena dhe me akte të cilat asnjë familje, asnjë prind, as ata vetë që i vënë në jetë këto akte nuk ia lejon fëmijëve të vet. S’ka prind në këtë vend që i thotë fëmijës futu nga penxherja dhe pastaj baballarët hyjnë nga penxheret sepse diçka shumë e fortë i shtyn në këto akrobacira qesharake që mund të shkojnë në shfaqjet e Portokollisë por jo në zyrat e tempullit të demokracisë së një vendi si parlamenti dhe kjo lidhet me drejtësinë, ju e patë besoj dje, e ndoqët që gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg që është gjykata më e lartë e të gjitha vendeve evropiane, dhe vendimet e asaj gjykate janë udhërrëfyes për Evropën, shtetin e së drejtës dhe janë detyruese për çdo vend evropian. Dhe gjykata e të drejtave të njeriut dje nxori vendimin duke praktikisht rrëzuar të gjithë procesin farsë që është zhvilluar në Shqipëri për 21 Janarin. Dje e ndoqët që gjykata e    të drejtave të Njeriut në Strasburg, gjykata më e lartë e gjithë vendeve europiane, vendimet e saj janë udhërrëfyes për shtetin e së drejtës në Europë dhe janë detyruese për cdo vend euripian. Gjykata nxori vendimin duke e rrezuar gjithë procesin farsë që është zhvilluar në Shqipëri për 21 janarin dhe duke nënvizuar atë që është më elementarja në trajtimin e asaj ngjarje dhe që do ishte trajtuar padiskutim ashtu sic e nënvizon sot gjykata nga cdo vend demokratik, ku drejtësia është e pavarur dhe ku pushteti nuk ia mban dorën drejtësisë.

Do ishte gjykuar zinxhiri i komandimit. Aty nuk është fjala për cili nga plumbat që dolën nga foletë e armëve vrau e cili nuk vrau. Janë qëlluar pafundësi plumbash ndaj protestuesish që nuk kishin rrezik për askënd. Ndaj cështja është si ka mundësi që pushkët e shtetit vranë qytetarë të këtij shtetit. Dhe si ka mundësi, që si pasojë e hapjes së një zjarri të komanduar nga maja e zinxhirit ky vend nuk pa asnjë lloj drejtësie. Por pa një poshtërim të familjeve që humbën njerëzit e tyre.

Ky vendim është mishërimi më konkret se drejtësia vonon por nuk harron. E kam thënë vite më parë, 21 janari është një nga ato krime që mund të ndodhë që vonesa e drejtësisë e të jetë më e gjatë se drejtësia e vonuar, por është nga ato krime që kurrë nuk mbeten pa ndëshkuar, në cilin do moment sado vonë, nuk është e mundur. Është krim shtetëror, me urdhër të drejtpërdrejtë qeverie dhe të paligjshëm. Ky vendim është një tjetër kulm në një rrugë të re që sapo është hapur për drejtësinë në shqipëri, ku për herë të parë, populli po shikon që si një qytetar i zakonshëm si një njeri me pushtet, mund të jenë të barabartë”.