Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, nis seanca ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës Edison Memolla


Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës Edison Memolla.

Ai akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Memolla dyshohet se ndikoi te një elektricist që të mos i priste dritat një familjeje në këmbim të votave.

Kryebashkiaku i Rrogozhinës nuk është i pranishëm në seancë e përfaqësohet nga avokatët.