Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza Ramës: Uzurpoi dhe betonizoi 105 komplekse sportive në Tiranë 


Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot në lidhje me privatizimin e ish-kompleksin Partizani, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se mban në burg politik bashkëshortin e vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.

Gjatë një konference për shtyp tregoi edhe se si u ndryshua destinacioni i kompleksit, duke theksuar se në vitin 2006, Rama kishte firmosur vetë për ndryshimin e pronësisë.

Berisha akuzoi Ramën se u uzurpoi dhjetëra terrene sportive. 

“Fushat e mëdha sportive, fusha Ali Demi, Kompleksi i madh Dinamo dhe 105 terrene të tjera sportive që kanë ekzistuar në Tiranë u uzurpuan dhe betonizuan nga Edi Rama”, theksoi ai.