Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër gjyqtaren Irena Gjoka, e cila sipas tij është turp i drejtësisë.
Ai tha se e kishte shkarkuar në 96 këtë gjyqtare për korrupsion.
“Gjykatësja turpi i drejtësisë shqiptare, europiane dhe botërore, nuk duhet të fshihet pas krimit të saj. Duhet të deklarojë në emër të detyrimit ligjor që është shkarkuar apo jo nga Berisha në vitin 96 për shkelje të rëndë krimi dhe korrupsioni. Të dalë dhe deklarojë. Ajo tha ; nuk jap dorëheqje se nuk më sollët prova se pse jam shkarkuar. Ajo nuk ka ndërgjegje njerëzore. Tani mbahet me premtimin që i ka dhënë Edi Ramës për masën që ka marrë. Unë kam pasur si porosi; mos prano asnjë gjë dhe urdhra kundër ligjit.”, tha Berisha.