
Foto ilustruese
Tre mjete të një biznesi janë shkrumbuar gjatë natës në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Transballkanike” ndërsa mjetet i përkisnin një biznesi që merret me ujë të pijshëm.
Flakët kanë djegur dy furgonë dhe një kamion në pronësi të Andon Ribajt. Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.
Ribaj është arrestuar më parë në vitin 2012 pasi shiste ujë jashtë standardeve.
Sipas policisë, ai mbushte ujë me bidona plastikë 6 e 1.5 litra e pasi u vendoste etiketa i tregtonte pa dokumentet përkatëse lidhur me veprimtarinë.
Ai është arrestuar gjithashtu edhe në vitin 2015 pasi akuzohej për vjedhje të energjisë elektrike për biznesin e tij, fabrikën e ujit ‘Çika’.