Gjykata e Posaçme i ka dërguar një shkresë Kuvendit duke i kërkuar marrjen në pyetjes të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Shkresa është dërguar ditën e djeshme. Berisha po hetohet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Për rastin në fjalë është arrestuar dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Berisha akuzohet se përdori ndikimin e tij si kryeministër nga viti 2005 deri në 2009 përmes vendimeve qeverita e akteve ligjore “për përfundimin e procedurave të privatizimit në favor të të tjerëve, përfshirë burrin e vajzës së tij”.
Berisha dhe Malltezi i kanë mohuar me forcë akuzat duke thënë se prokuroria po vepron me urdhër të Edi Ramës.
Berisha ka akuzuar prokurorët Kraja e Millonai s ‘ushtarë’ të Ramës ndërsa avokatët e tij vijojnë përballjen në gjykatë ku kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.