Gjashtë kompani italiane të energjisë, përfshirë gjigantët Eni dhe Enel, u gjobitën me një total prej më shumë se 15.6 milionë euro për shkak të rritjes së çmimit të energjisë pavarësisht ndalesës shtetërore për rritje të njëanshme, njoftoi të mërkurën rregullatori antitrust i Italisë.
Rritja e çmimit u imponua midis gushtit 2022 dhe qershorit 2023 kur qeveria italiane ndaloi rritjen e njëanshme të çmimit për gazin dhe energjinë elektrike, me qëllim për të ndihmuar familjet dhe kompanitë e goditura nga rritja e çmimit të energjisë.
Enel u gjobit deri në 10 milionë euro ndërsa Eni me 5 milionë euro për vendosjen e çmimeve më të larta për më shumë se 4 milionë klientë, pa asnjë paralajmërim të mëparshëm, raporton Anadolu.
Ofruesit rajonalë Acea dhe Dolomiti Energia u gjobitën me 560 mijë euro, respektivisht 50 mijë euro.
Ndërkohë, njësia italiane e kompanisë spanjolle Iberdrola, u gjobit me 25 mijë euro për shkak se kishte detyruar klientët të pranojnë kontrata të reja nën “kushte të përkeqësuara ekonomike”, sipas organit antitrust.
Edison u gjobit me vetëm 5 mijë euro sepse rimbursonte klientët pas rritjes së çmimeve dhe veprimi i tij preku një numër margjinal qytetarësh, sipas rregullatorit.