Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari shkon në SPAK


Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është paraqitur sot në SPAK.

Ai po hetohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Hajdari nuk kishte deklaruar në formula një dënim nga Gjykata e Janinës për kalim të paligjshëm kufiri kur ka qenë i mitur.

Një ditë më parë, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Celibashi tha se nuk kishte arsye ligjore për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës.

Sipas një dokumenti nga drejtësia greke, Hajdari ka qenë i dënuar nga Gjykata e Janinës, për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me ‘masë riedukuese qortimi’, pasi në vitin 1999 hajdari ka qenë 17 vjeç.