Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet spektakolare, shpërthen vullkani më i madh në Evropë (Video)


Vullkani më i lartë aktiv në Evropë, mali Etna, ka shpërthyer edhe një herë, duke lëshuar llavë më shumë se një kilometër në ajër mbi kraterin e tij juglindor, ka raportuar Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i Italisë (INGV).

Shpërthimi në ishullin italian të Siçilisë, i cili është i pari në tre muaj, erdhi pas disa ditësh lëkundjesh vullkanike dhe çlirimeve të reve të mëdha të gazrave përvëlues.

 

Një shatërvan me gurë të shkrirë u pa duke u ngjitur në ajër ndërsa llava zbriste në shpatet e Etna-s. Retë e hirit që dolën shkaun deri në qytetet bregdetare në veri të Katanias, sipas Observatorit Etna.

Vullani Etna është i paparashikueshëm dhe më aktivi në Evropë. Fluturimet në aeroportin e Katanias deri më tani nuk janë ndërprerë dhe nuk janë raportuar dëme.

Shpërthimi i fundit  nuk ka shkaktuar asnjë viktimë, por nëntë turistë u vranë në shtator 1979 kur një shpërthim tronditi zonën Bocca Nuova të kraterit qendror të Etna, duke çuar në ndryshime në politikën e turizmit.

Në vitin 1987, dy turistë humbën jetën nga një shpërthim në kraterin juglindor, skenë e aktivitetit aktual.