Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja me Italianë për emigrantët, Meta: Aventurë e rradhës e Edi Ramës


 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thekson se marrëveshja me Italinë në qendrat e emigrantëve në Lezhë, është një aventurë personale e kryeministrit Edi Rama që ka zhbërë Parlamentin e Shqipërisë.

“Lidhur me marrëveshjen për ngritjen e këtij kampi është tërësisht një marrëveshje problematike që tregon edhe një herë tjetër që Edi Rama përdor kryeministrinë për të ofruar shërbime të karakterit personal.

Kjo është një marrëveshje që bie ndesh me Kushtetutën e vendit. Së dyti, është shumë e qartë se ajo është një marrëveshje që krijon probleme të mëdha sa i takon respektimit të të drejtave të njeriut. 

Krijon probleme serioze sa i takon sigurisë. Ka sjellë shqetësim jo vetëm në Itali por edhe në BE. Pra është një aventurë e Ramës dhe nuk është ndonjë ndihmë apo solidaritet për Italinë pavarësisht për ta shitur si të tillë.

 Pra është një aventurë e radhës dhe tregon se politika e jashtme është në dorën e një njeriu që ka zhbërë Kushtetutën dhe Parlamentin”, theksoi Meta.