Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është marrë i pandehur nga SPAK.
Ai akuzohet për falisifikim dokumentesh pasi nuk ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit një dënim nga Gjykata e Janinës për kalimin e paligjshëm të kufirit për në Greqi.
Hajdari u paraqit në SPAK paraditen e sotme i shoqëruar nga avokati Theodhori Sollaku.
Ai qëndroi aty pëpr reeth 90 minuta. Pas daljes nga SPAK Sollaku mohoi që klienti i tij të ishte marrë i pandehur.
Një ditë më parë, KQZ-ja vendosi të mos ia heqë mandatin kryebashkiakut të Kuçovës pasi nuk kishte arsye ligjore për këtë.