Vendosni fjalën kyçe....

Varhelyi takon Tabakun: Hapja e negociatave për anëtarësim ka nevojë për një parlament që funksionon mirë


Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi zhvilluar një takime me deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.

Gjatë takim është diskutuar për raportin e Zgjerimit për 2023, teksa Shqipëria po punon për integrimin e mëtejshëm në BE.

Nisur nga situata politike në vendin tonë, zyrtari i BE ka bërë thirrje që parlamenti të ketë mirëfunksionim dhe dialogu politik duhet të forcohet mes opozitës dhe mazhorancës.

Me Kryetaren e Komisionit të Çështjeve Evropiane Jorida Tabaku diskutuam Raportin e Zgjerimit për 2023. Ndërsa planifikojmë të hapim negociatat e anëtarësimit, ne kemi nevojë për një Parlament që funksionon mirë. Dialogu politik konstruktiv duhet të forcohet dhe opozita ka një rol kyç” – shkruan Varhelyi.