Një puntor në fabrikën e pllakave të mermerit në Maqellarë është aksidentuar. Si pasojë, ai është dërguar menjëherë në spital, ku dhe ka humbur jetën.
Ndërkohë, janë shoqëruar në ambientet Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 16.11.2023, shtetasi, rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.