Një bandë bastiti e grabitje disa pika karburanti e disa kamionë të postës private Fed-Ex në Memphis, Tennessee.
Grupi prej rreth 40 personash hapi kamionin dhe grabiti pakot brenda. Në videot e shfaqura në rrjetet sociale e media ata shihen duke qeshur dhe brohoritur me njëri-tjetrin teksa grabisin dyqanet.
Një video tjetër tregon kamionin Fed-Ex duke u grabitur, me pakot e njerëzve duke u marrë e duke u hedhur pëtokë.
Një nga pikat e karburantit në shënjestër ka raportuar mbi 9000 dollarë dëme dhe mallra me vlerë 15,000 dollarë të vjedhura nga banda.
Deri tani, asnjë nga të dyshuarit nuk është arrestuar, madje as identifikuar, megjithëse një hetim thuhet se është ‘në vijim’.
Memphis drejtohet nga kjryebashkiaku demokrat Jim Strickland ndërsa prokuror qarku është një tjetër demokrat, Steve Mulroy.
Republikanët e zyrtarë të policisë kanë kritikuar ashpër zbutjen e politikave penale në shtetet e drejtuara nga demokratët ,që mori hov pas vrasjes së George Floyd më 25 maj 2020.
Vrasja e tij çoi te protestat e Black Lives Matter që përfshinë gjithë SHBA-në me thirrjet për heqjen e fondeve ndaj policisë.