Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Sulo Gradeci me dosje në Sigurim, zbulohen dokumentet


Edhe një nga njerëzit më të afërt të ish-diktatorit Enver Hoxha, truproja i tij për 30 vite Sulo Gradeci, rezulton të ketë qenë me dosje në Sigurimin e Shtetit.

Dokumentet e zbuluara hedhin dritë mbi rastin që tregon për shtrirjen dhe fuqinë e ish-Sigurimit të Shtetit.

Sipas dokumenteve të sigurimit, Sulo Gradeci kishte mbiemrin Dalipaj, ndërsa nëse shihet kartela e tij, vërehet sa ndaj tij janë bërë raporte përmbledhëse periodike.

Dokumenti i mëposhtëm vë në pah problemet që Gradeci kishte me ish-kreun e Sigurimit të Shtetit e ish-ministrin e Brendshëm Kadriu Hazbiu, pasi siç tregohet nga dosja, ai e kishte vënë nën hetim.

“Si mbas Urdhërit të Ndihmës Ministrit të Brendshëm Kolonel KADRI HAZBIUT me datën 7/1/1950 u thir para meje Major NEXHAT HYSENI me cilësi Zv.kryetar i Degës së Kuadrit u muar në pyetje Kapiten Sulo Gradeci për të dhënë shpjegime në lidhje me çështjen e dekonspirimit të degës ku punon i përmenduri dhe të mobiljeve si mbas shkresës nr. 1084/50 datë 28/XII/1949.” – thuhet në dokument.

Në një foto që bërë shumë bujë kur u publikua vite më parë, pranë Sulo Gradedecit është fotografuar gjatë kohës së diktaturës edhe lideri i post-komunizmit Sali Berisha.

Nëse sistemi i dikurshëm me organin e Sigurimit të Shtetit ka pasur dosje për një person në rangun e Sulo Gradecit, një nga njerëzit më të afërt të Enver Hoxhës, a nuk është ky tregues se ka ekzistuar një e tillë edhe për Sali Berishës.

Disa të dhena sugjerojnë se personi kyç që mund të ketë patur lidhje me dosjen e tij ka qene ish-Sekretari i Partisë për Tiranën, Xhelil Gjoni.

Ai është në fakt i vetmi ish-zyrtar i lartë i komunizimit që nuk uprek pas viteve ’90. /Hashtag.al