18 pako me drogë të dyshuar kokainë janë kapur mëngjesin e sotëm nga autoritetet doganore të Malit të Zi.
Makina me targa franceze po futej në territorin malazez nga Shqipëria ndërsa origjina e drogës dhe sasia e saktë e saj nuk dihet ende.
Mjeti drejtohej nga një shtat shqiptar dhe pas kontrollit më të hollësishëm, u zbuklua lënda e dyshuar narkotike që ishte fshehur mes ulëses së shoferit e asaj të pasagjerit.
Në pranga ka rënë 34-vjeçari Arvid Halili.