Panairi i librit i cili i çeli dyert e tij vetëm disa ditë më parë, po e prezanton lexuesin me një shumëllojshmëri zhanerash për lexuesin.
Një ndër këto libra është edhe Klytemnërsa mbretëresha e perëndesha e madhe, me karakter mitilogjik i cili është prezantuar gjithashtu në panairin e librit në Tiranë.
Libri është i shkruar nga Nikos Stylos. Një shkrimtar me prejardhje nga Preveza e Camèrise,i cili prej dhjetra vjetesh, si arkeolog germon thellesive të shekujve, në gjuhët të lashta, në libra arkeohelenike helenike, sidomos në mbishkrime vazosh etruske, te ekspozuara në muzeume të Europes nga me te njohurit.
Mes qindra mbishkrimeve dhe mijèra fjalève te miteve dhe te legendave me alfabetet greke, latin dhe etruske, ai veçon trajta fjalësh te lashta, te cilat, duke i përqasur me gjuhët fqinje të atyre kohrave, i quan pellazgjike tyrrene, ose, ndryshe etruske, kuptimin përmbajtësor të të cilave e zbërthen nëpërmjet shqipes.
Me këtë ndërmarrje tepër te guximshme për veshtirësitë shkencore, si dhe vështiresi të tjera, objektive dhe subjektive njerezore, deri tek praktika teknike, ai ka marre përsipër rolin e nje misionari kulturor për të zbuluar lashtësinë e gjuhës shqipe, të cilën e cilëson “gjuhën time amtare arvanite”, dhe, perkatësisht të identitetit shqiptar, mbetur në copëza të shpërndara nën “përmbytjet” natyrore dhe historike.
Vullneti dhe pasioni i tij i jashtēzakonshëm, kërkimi jetësor i stërmundim-shem, dijet multidisiplinare, të përthithura qëllimisht, shtrirja në një bibliografi mjaft të pasur në gregisht, gjermanisht, shqip, anglisht, ka për përligjie psikologjike dhe kulturore pohimin e identitetit vetjak, dhe te gjithe atyre, që kanë pasur dhe kanë të njejtën gjuhe amtare, shqipen aravanite, por ua kanë ndaluar e mohuar me menyra të ndryshme.
Kush është Niko Stylos?
Ai është i lindur në fshatin Ftinë të Prevezës. Ka studiuar në Itali statistikën dhe në Gjermani për ekonomi. Ka punuar më pas si mjeshtër i interierëve të brendshëm të restoranteve.
Me gjuhën greke në kuptimin e vërtetë të fjalës ai erdhi në kontakt vetëm në shkollë. Kush fliste shqip në shkollë, ndëshkohej nga mësuesit. Por kjo atë nuk do ta dekurajojë.
Kështu ai filloi të intersohet për arvanitishten, pra gjuhën shqipe. Ai gjeti fjalorin e Frang Bardhit latinisht-shqip dhe kjo bëri që të bindet se ajo që mësonte në shkollë nuk ishte e vërteta. Përkundrazi, e vërteta fshihej për arvanitasit.
Më vonë ai vetë do të bëjë zbulime të rëndësishme për historinë e shqipes. Në mbishkrimet e padeshifruara deri atëherë me alfabet grek të pellgut të Mesdheut, shumë prej tyre në gjuhën etruske, Niko Stylos do të bëjë deshifrimin e tyre përmes gjuhës së tij amtare dhe me librat që do të shkruajë më vonë do të nxjerrë një të vërtetë të fshehur se këto epigrame janë në gjuhën e lashtë shqipe.
Gjithashtu Stylos është autor i disa veprave të tjera me karakter historik dhe gjuhësor si, Historia e shenjte e arvanitève (Athine, 2003; Prishtine 2004), Fjalori gregisht-shqip i Marko Boçarit (Tirane, 2007), Fjalori greqisht-shqip i Panajot Kupitorit (Tirane, 2011), Etruskishte-toskërishte (Tiranë, 2011), Fjalori katër gjuhësh i Danil Voskopojarit (Tirane, 2011), dhe, tani, (2023) Pellazgjika, histori, gjuhe, shkrim- Klytemnëstra- mbretèresha dhe perèndesha e madhe.
Krahas punës kulturore të pangjashme, janë, gjithashtu, kundërpërgiigje, po në fushën kulturore, ndaj ndalim-mohimit politik qe i kanë bërë të tjerët identitetit të tij amtar, që në fémijëri.